Që nga deklarata e Presidentit Obama për mbështetjen e martesave të të njëjtit seks gjatë javës së fundit, mesazhe, e-maile dhe telefonata pa fund kanë mbërritur në zyrën e Dana Perlman, mbledhës i fondeve të fushatës së tij të rizgjedhjes. Obama deklaroi gjatë një interviste në televizionin amerikan, ABC, se “ka ardhur koha që martesat mes personave të të njëjtit seks të ligjërohen në shkallë federale”. Ndërsa zyrtarët e tij nuk kanë pranuar të komentojnë shumën e saktë të fondeve të shtuara nga kjo deklaratë, por që janë shumë, ai ka krijuar edhe armiq të cilët kundërshtojnë lidhjet mes të njëjtit seks dhe po përpiqen të ndihmojnë tani republikanin Mit Romnej. Komuniteti gay është bërë një kontribues i madh i fushatës së Obamës, e cila e ka kapërcyer në mbledhjen e fondeve Romnejn, me rreth 104.1 milionë dollarë të deklaruara deri në fund të marsit, krahasuar me 10.1 milionë dollarë të fushatës së Romnej, sipas Komisionit Federal të Zgjedhjeve. Pas suksesit të Obamës, edhe Romnej e ka zbutur qëndrimin e tij të prerë kundër ndaj homoseksualëve, duke mbështetur idenë e birësimeve prej çifteve të tyre, por duke kundërshtuar bashkimin ligjor në martesë.











