Obama refuzon donacionin e të kërkuarit

Feb 8, 2012 | 11:52

Mes donacioneve për fushatën e rizgjedhjes së Presidentit të SHBA-ve, Barak Obama, ishte edhe një shumë prej 200 mijë dollarësh, e ofruar nga një pronar kazinoje në Meksikë, i kërkuar në SHBA për trafik narkotikësh dhe mashtrim financiar. Vëllezërit e Juan Jose Rojas Kordona, që jetojnë në Çikago, i kanë ofruar këto para në fushatë, ndërkohë që ai ka 18 vjet që është larguar nga SHBA-të dhe tashmë po negocion ulje të dënimit në mungesë. Por stafi i fushatës së Presidentit vendosi kthimin e menjëhershëm të parave te donatorët. Aktualisht, Obama ka grumbulluar një fond prej 81 milionë dollarësh për fushatë.

© Panorama.al

Te lidhura