Obama përgjigjet në “Google Plus”: Ekonomia po rimëkëmbet

Feb 1, 2012 | 12:50

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka deklaruar dje se ekonomia amerikane po rimëkëmbet. Duke folur për herë të parë përmes rrjetit “Google Plus”, Obama, në përgjigjet e çështjeve që kishin marrë më shumë pyetje pas fjalimit të tij të mëparshëm, tha se “Ne po fillojmë të shohim disa shenja, se ekonomia po e merr veten. Kemi krijuar 3 milionë vende pune në 22 muajt e kaluar dhe kemi parë rritjen më të madhe në prodhimtari që nga vitet nëntëdhjetë”, tha Obama, duke shtuar se mbetet ende shumë punë për të bërë. Duke komentuar edhe mbi sulmet në Pakistan të avionëve amerikanë pa pilotë, tha se shënjestrat e këtyre sulmeve janë terroristët dhe se ato nuk kanë shkaktuar viktima në masë.

© Panorama.al

Te lidhura