Presidenti amerikan, Barak Obama ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Luiziana, ndersa shtetet e Gjirit Bregdetar amerikan po përgatiten për Stuhinë tropikale Isaac.
Me këtë deklaratë, Luiziana do të ketë mundësi t’i shfrytëzoje fondet federale për aktivitete të emergjencës të lidhura me stuhite.
Më herët, guvernatorët e Luizianës, Floridës, Misisipit dhe Alabamës, patën shpallur gjendje të emergjencës për shkak të alarmit për cunami.
Pasi ka arritur në Floridën jugore, stuhia Isaac është nisur nga Gjiri Bregdetar verior, me kërcënim për Nju Orleans, që para shtatë vitesh ishte goditur nga uragani Katrina, ku mbeten 1800 viktima.
Për shkak të stuhisë, Partia Republikane e ka shtyrë për një ditë fillimin e Konventës së saj në Tampa të Floridës, në të cilën Mit Romni, formalisht do të nominohet për president.
Nga stuhia Isaac në Haiti dhe në Republikën Dominikane kanë humbur jetën së paku 20 vetë.
© Panorama.al











