Presidenti amerikan, Barak Obama, ka nënshkruar dje një akt për të forcuar lidhjet mes SHBA-ve dhe Izraelit në sektorin e sigurisë. Vendimi i Obamës u mor një ditë para vizitës së kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale që mbahen në nëntor të këtij viti, Mit Romnej. Romnej ka programuar për sot një takim me Kryeministrin izraelit, Beniamin Netanjahu. Sipas gazetës amerikane “Los Angelos Times”, legjislacioni dypalësh kërkon rritjen e bashkëpunimit mbi mbrojtjen raketore dhe shkëmbimet e informacioneve të shërbimeve sekrete, si dhe rrit eksesin e Izraelit për armë të avancuara. “Ky legjislacion thekson bashkëpunimin në një nivel të paprecedentë mes dy vendeve tona dhe thekson angazhimin tonë të palëkundshëm për sigurinë e izraelite”, tha Obama. Romnej deri tani ka sugjeruar në fjalimet e tij se Obama i kishte minuar bashkëpunimet SHBA-Izrael gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë.











