“O Kosovë, djep lirie”- Fifi rrëqeth publikun me recitimin e Marshit të UÇK-së

Oct 1, 2023 | 11:09
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi, së fundmi në një intervistë të saj ka rrëqethur publikun më interpretimin e saj.

fifi

Teksa ka folur mbi jetën familjare, karrierën dhe eksperiencën e saj të re në “DWTS”, në emisionin “Më lër të flas” Fifi nuk nguroj që në nder të Kosovës, të interpretonte një recitim të Marshit të UÇK-së, të interpretuar në versionin origjinal nga Arif Vladi.

Interpretimi i këngëtares ka rrëqethur dhe emocionuar mjaft publikun, interpretim i cili vjen pas rastit së vrasjes së një nga efektivëve të policisë në Kosovë, gjatë një sulmi nga një grup serb në Banjskë.

Recitimi i dedikohet sigurisht të gjithë Policisë së Kosovë por dhe në veçanti policit të ndjerë Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës.

Fifi ka vazhduar teksa ka thënë pak fjalë për situatën në veri ku shprehet se e ka përjetuar shumë rëndë.

“E kam përjetuar absolutisht shumë rëndë, pasi që unë i kam dajat e Mitrovicës dhe i kam andej, dhe është goxha e rëndë me i pas familjarët andej, edhe pse nuk janë në veri, por prapë në Mitrovicë janë. Është goxha e rëndë të duash të mendosh prapë të ndodh diçka ose të rikthehet një situatë si 99-ta, s’do të doja të ndodhte”, ka thënë Fifi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura