nvestimen në energjetikë, qeveria jep tokat shtetërore vetëm me 1 euro

May 3, 2012 | 14:29

Prioriteti me të cilin qeveria trajton sektorin e energjisë, mbështetet edhe nga një vendim tjetër i miratuar jo më larg se dje, në mbledhjen e radhës së qeverisë. Vendimi “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore” i propozuar nga Ministria e  Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, propozon “aplikimin e tarifës së përdorimit prej 1 euro kontrata, për truallin pronësi publike, për zhvillimin dhe stimulimin e projekteve për ndërtimin e burimeve të reja energjetike”. Kjo i lejon që koncesionari që merr përsipër investimin në energjetikë, paguan vetëm një euro në kontratën për tokën dhe me përfundimin e afatit të koncesionit kjo vepër i kalon shtetit. Zbatimi i kësaj praktike shihet si një mënyrë eficiente e përdorimit të pronës publike nga ana e qeverisë. Por një tjetër këndvështrim mbi sjelljen me pronën publike dhe, më saktë me pyjet, solli dje një seminar ku merrte pjesë edhe ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu. Shifrat tregojnë se që nga viti 2008, kur njësive të qeverisjes vendore u është kaluar nën përgjegjësi rreth 767 mijë hektarë pyje, asnjë nismë nuk është marrë për t’i regjistruar ato në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të paluajtshme. “Ky proces pa dyshim qe ka pasur dhe vështirësitë e veta, pasi nga njëra anë ka të bëjë me vetë procesin e transferimit dhe, nga ana tjetër, ka të bëjë me gatishmërinë, seriozitetin dhe aftësinë që kanë drejtuesit dhe administrata vendore për të administruar këtë pasuri. Procesi nuk mund te konsiderohet i plotë nëse ai nuk finalizohet dhe pyjet e kullotat nuk regjistrohen në Zyrat e Regjistrimit të Pasurisë”, tha Mediu.

© Panorama.al

Te lidhura