Kandidati i PS-së për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama, ngushton në 71 vota diferencën me rivalin e tij Lulzim Basha.Gjatë ditës së djeshme KQZ-ja përfundoi numërimin e votave të hedhura në kutinë e gabuar për dy njësi vendore, të cilat kishin gjithsej 390 kuti votimi, ose 101 qendra. Kjo është diferenca më e vogël mes dy kandidatëve që pas vendimit të parë të KQZ-së për numërimin e fletëve të votimit të hedhura në kutinë e gabuar. Në total, dje Rama mori 50 vota, ndërsa Basha 39 vota.
Njësia 6
Paraditen e djeshme u hapën 51 qendra votimi në Njësinë Bashkiake Nr. 6, që i përket zonës së Kombinatit. Nga numërimi i fletëve të votimit rezultoi se kandidati i koalicionit “Aleanca për të ardhmen”, Edi Rama, kishte 27 vota, të cilat më parë nuk ishin përfshirë në tabelën përfundimtare, ndërsa Lulzim Basha kishte marrë 19 vota. Në një qendër votimi u gjetën 9 vota, të cilat ishin 6 për Edi Ramën dhe 3 për Lulzim Bashën. Numri më i madh i votave të hedhura gabimisht u përkiste kandidatëve për kryetar të njësisë bashkiake. Nga numërimi i 169 votave rezultoi se kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luzhiana Abazaj, kishte 100 vota, ndërsa kandidati i Partisë Socialiste, Krenar Cenollari, 69 vota. Pavarësisht diferencës me 31 vota në favor të kandidates së koalicionit të djathtë, fitorja e kandidatit të PS-së nuk vihet në dyshim, pasi ai ka siguruar një avantazh prej më shumë se 400 votash. Përsa u përket votave për partitë për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Partia Socialiste mori 17 vota, PD 14 vota dhe PR 4 vota. Në këshillin e minibashkisë PS mori 31 vota, ndërsa PD 21 vota.
Njësia 7
Gjatë pasdites, për rreth 150 minuta u numëruan 50 kuti votimi të Njësisë Bashkiake Nr. 7. Në këtë njësi vendore u gjendën gjithsej 44 fletë votimi për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, të cilat ishin hedhur gabimisht. Nga këto, 23 vota i mori kandidati i së majtës, Rama, ndërsa rivali i tij, Lulzim Basha, mori 20 vota. Gjatë numërimit doli edhe një votë për kandidatin e Partisë Komuniste, Hysni Milloshi, i cili, gjatë këtij procesi ka marrë gjithsej 2 vota. Përsa u përket kandidatëve për kryetar të minibashkisë, Krenar Alimehmeti, i propozuar nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, mori 75 vota, ndërsa kandidati i PS-së, Erion Koka, mori 65 vota. Edhe në këtë rast kjo diferencë nuk ndikon në fitoren e kandidatit socialist.
Numërimi i të gjitha kutive të Tiranës për të gjetur votat e hedhura gabimisht po mban peng miratimin në KQZ të ndarjes së mandateve të këshillave bashkiakë dhe atyre të minibashkive. Ky proces do të zgjasë të paktën edhe një javë. Pasi të përfundojë numërimi i të gjitha kutive, do të bëhet edhe llogaritja përfundimtare e votave si dhe do të priten ankimimet e mundshme nga partitë. KQZ-ja do të mblidhet sërish sot në orën 10:00 për të vazhduar numërimin e votave në Njësinë Bashkiake Nr. 8 dhe pasdite mund të vazhdojë me Njësinë Nr. 9.
Rezultatet
Rezultati në Njësinë Nr. 6
Kryetari i Bashkisë
Lulzim Basha 19 vota
Edi Rama 27 vota
Hysni Milloshi 0 vota
Kryetari
i Minibashkisë
Luzhiana Abazaj 100 vota
Krenar Cenollari 69 vota
Këshilli Bashkiak
PS 17 vota
PD 14 vota
PR 4 vota
LSI 2 vota
PBK 2 vota
PAK 1 votë
PLL 1 votë
PDIU 1 votë
AAK 1 votë
Këshilli i
Minibashkisë
PS 31 vota
PD 21 vota
LSI 7 vota
PR 2 vota
PDIU 2 vota
PBK 2 vota
PSM 2 vota
AAK 2 vota
PDK 1 votë
LZHK 1 votë
PLL 1 votë
PSV 91 1 votë
Rezultati për Njësinë Nr. 7
Kryetari i Bashkisë
Lulzim Basha 20 vota
Edi Rama 23 vota
Hysni Milloshi 1 votë
Kryetari
i Minibashkisë
Krenar Alimehmeti 75 vota
Erion Koka 61 vota
Këshilli i Bashkisë
PS 12 vota
PD 7 vota
LSI 2 vota
AAK 1 votë
PLiDr 1 votë
P. Myslym. 1 votë
PLL 1 votë
G99 1 votë
PPAK 1 votë
BLD 1 votë
AD 1 votë
PR 1 votë
Këshilli i
Minibashkisë
PD 18 vota
PS 16 vota
PLiDr 1 votë
PLL 2 votë
LSI 2 vota
AD 1 votë
AAK 1 votë
PSV 91 1 votë
PSD 1 votë
G99 1 votë
AA 1 votë
PDRSH 1 votë
Rezultati për 7 njësitë
Kryetari i Bashkisë
Lulzim Basha 168 vota
Edi Rama 178 vota
Hysni Milloshi 2 votë
Këshilli Bashkiak
PS 81 vota
PD 70 vota
LSI 20 vota
PR 6 vota
PDIU 4 vota
PBK 4 vota
PDER 2 vota
PSD 2 vota
AD 2 vota
PLL 2 vota
AAK 2 vota
AEE 1 votë
LZHK 1 votë
AAP 1 votë
P. Gj. 1 votë
PBD 1 votë
PBKD 1 votë
PAK 1 votë
PLiDr 1 votë
P. Myslym. 1 votë
G99 1 votë
PPAK 1 votë
BLD 1 votë
348 vota
Nga hapja e kutive të shtatë njësive bashkiake në Tiranë, deri tani rezulton se janë gjetur 348 vota të hedhura gabimisht. Pas numërimit të tyre rezulton se 168 vota i ka marrë kandidati i PD-së, Lulzim Basha, 178 vota kandidati i PS-së, Edi Rama dhe 2 vota komunisti Hysni Milloshi.
207 vota
Sipas informacioneve të KQZ-së, pas numërimit të më shumë se gjysmës së qendrave të votimit janë gjetur 207 fletë votimi që i përkasin Këshillit të Bashkisë, por që ishin hedhur në kutinë e gabuar. Nga këto rezulton se PS ka marrë 11 vota më shumë se PD dhe të dyja bashkë kanë 151 vota.
1046 vota
Numri më i madh i votave të hedhura gabimisht i përket garës për kryetarin e minibashkisë. Nga hapja e qendrave të shtatë njësive rezulton se janë gjetur 1046 vota gjithsej për kandidatët e dy koalicioneve, ku të djathtët kanë marrë 558 vota, ndërsa të majtët 448 vota.
444 vota
Në garën për mandatet e këshillit të minibashkisë, grupet e punës të ngritura nga KQZ-ja kanë nxjerrë deri tani 444 fletë votimi që i përkasin kësaj kutie. Nga numërimi i fletëve të votimit rezulton se PS-ja ka më shumë vota se PD-ja, ndërsa koalicioni i djathtë është në avantazh.
Perplasja PD-PS
Deputeti Blendi Klosi tha dje se PS ka nisur një hetim për atë që e quajti “çmendurinë aritmetike të tabelave të Ristanit” lidhur me mospërputhjen e shifrave në rezultatin për Bashkinë e Tiranës. Sipas tij, hapja e kutive tregoi manipulimin e tabelave të rezultatit. “Sot nuk ka mbetur më qytetar shqiptar apo mik e partner i huaj i Shqipërisë që të mos kuptojë se çfarë krimi është duke kryer Ristani për llogari të Sali Berishës”, tha Klosi. Por, ndaj tij reagoi PD me anë të Jorida Tabakut, kryekëshilltare e PD-së në Këshillin e Bashkisë. “Të gjithë qytetarët e dinë se i vetmi motiv për të anatemuar këtë proces është përpjekja e vazhdueshme e z.Rama për të manipuluar opinionin publik”, tha Tabaku.
© Panorama.al











