
FIER/ Ngjarja në derën e shtëpisë së Nasi Memës, 50 vjeç. Në kërkim i dyshuari Oltion Toro.
Fqinji vret administratorin e pallatit, i plagos gruan. S’donte të paguante 1 mijë lekëshin e shërbimeve.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në mesditë në lagjen “Apolonia” të qytetit të Fierit. Ka qenë ora 13:30, kur autori i dyshuar Oltion Toro ka qëlluar me breshëri automatiku çiftin e bashkëshortëve Nasi dhe Angjelina Mema. Plumbat i kanë marrë jetën në vend 50-vjeçarit, ndërsa është plagosur rëndë dhe është në gjendje kritike për jetën gruaja e tij 45-vjeçare. Në shtëpi në çastin e vrasjes ka qenë vetëm çifti Mema, ndërsa dy fëmijët, në moshë të rritur, kishin dalë.
Sipas dëshmitarëve të vendit të ngjarjes, viktima Nasi Mema ishte zgjedhur nga banorët si administrator i pallatit ku ai banonte me familjen dhe nëna e autorit.
(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).
© Panorama.al











