Ikën i dënuari, pezullohet drejtoresha e burgut

Aug 23, 2012 | 11:00

TIRANE- Ministria e Drejtesise ka pezulluar nga detyra drejtoreshen e burgut 325 Ali Demi, Irena Çelaj.

Vendimi eshte marre vetem nje dite pas thyerjes se lejes nga i denuari Astrit Dervishi, qe nuk u rikthye me ne burg, per te vuajtur pjesen e mbetur te denimit.

Ministri i Drejtësisë  Eduard Halimi ka urdhëruar menjëherë hetimin e lejes së dhënë dhe ka urdhëruar sot pezullimin nga detyra të Drejtoreshës së IEVP Ali Demi, Irena Çelaj.

Astrit Dervishi 24 vjec vuante denimin per abuzim seksual me nje 10 vjecare, ngjarje qe ishte denoncuar nga babai i se mitures. Por edhe me heret ai ishte denuar me te njeten akuze me 4 vite burg.

Sipas vendimit te gjykates, shpallur ne korrik 2007 ai deklarohej fajtor per abuzim me dy vajza 9 vjecare. I dënuari ka vuajtur 7 muaj dhe 27 ditë dhe i ngelen për të vuajtur 4 muaj dhe 3 ditë burgim.

 

© Panorama.al

Te lidhura