Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka sqaruar postimin e tij në rrjetet sociale për njërën nga banoret, Lelën, me mbishkrimin “hapet televotimi’ në një foto të konkurrentes tek dukej duke qëndruar e ulur në divan në një pozicion të papërshtatshëm.
Ai thotë se edhe pse ajo fotografi që është publikuar në profilin e tij nuk ka të bëje me të.
“Të bëjë një korrigjim. Nuk ka qenë fare postimi im, dhe ai postim nuk ka të bëjë fare me mua. Është një fotografi që ka qarkulluar në rrjete sociale diku 3-4 javë e ka dërguar diku te Instagrami im dhe personi qe e menaxhon, e ka pranuar. Brenda disa minutave e kam hequr foton, pasi më ka njoftuar nëna e Lelës ”, u shpreh Zeka.
Po ashtu, ai i ka kërkuar falje banores së BBV nëse e ka lënduar me postimin e tij.
“Ju kërkoj falje, Lela në qoftë se te kam lënduar qoftë edhe një sekond, të kërkoj shumë falje sikurse fëmijut tim!”, tha ai.
Kujtojmë se postimi i tij ngjalli mjaft polemika dhe reagime. Mes njerëzve që e kritikuan, ishte edhe opinionistja tjetër e BBVK, Olta Gixhari, e cila “shpërtheu” ndaj kolegut të saj duke u shprehur se ky veprim është i pafalshëm.
“A të ka hije Milaim, në këtë moshë me familje e fëmijë të përfshihesh në shaka të tilla si paraadoleshent”, i drejtohet aktorja, e cila ka qenë edhe pjesë e Big Brother Vip Albania 2.
Por nuk mungoi një reagim nga vetë Milaimi, i cili thumboi aktoren duke thënë: “Olta Gixhari është njohur nga BB, unë nuk jam Milaimi i bigut”.
“Olta Gixhari eshte njohur nga BB, une nuk jam Milaimi Bigut. Asaj po i mungon Bigu, prandaj here merret me banoret, here me mu. Ma poshte e keni reagimin e familjes te Leles,” shkruan Milaimi teksa ka shfaqur një foto të reagimit të familjarëve të Leilës por disa minuta më vonë e ka fshirë reagimin e tij për shkaqe të cilat nuk dihen.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al