Xhuzepe Marota, administratori i përgjithshëm i Interit, ka pranuar se në zanatin e tij, duhet të jesh i përgatitur për të marrë vendime të rëndësishme, që ndoshta nuk janë edhe aq popullore. Duke folur në kursin për “Team Manager” në universitetin “Luiss” në Romë, ai ka zbuluar disa nga detajet e punës së tij dhe situatat e ndryshme me të cilat është përballur gjatë karrierës.
“Në vitin 2019, kur mbërrita te Interi, sakrifikova një figurë si ajo e Luçiano Spaletit, që vlerësoj si një trajner të mirë, por që bënte pjesë te e tashmja dhe e kaluara. Kultura që ishte në klub nuk ishte fituese dhe unë sakrifikova një trajner si ai, për të arritur te Konte të cilin e njihja mirë dhe na çoi te fitorja e titullit në vitin e dytë.
Lukaku? Turam e kishim marrë gjithsesi, por nëse Lukaku do të kishte pranuar ofertën tonë, do ta shihnim veten me të, Lautaron dhe Turam. Ndoshta nuk do të kishte qenë e njëjta kimi që kemi sot mes Markus dhe Lautaro. Ndaj, e përkthyer në mënyrë vulgare, nevojitet edhe të kesh fat by*e”, tha ai para studentëve.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al