UPDATE- Policia e kryeqytet norvegjez, Oslo ka publikuar shifrat reale të masakrës së të premtes në ishullin Utoja dhe në qendër të kryeqytetit.
Gjatë një konference për shtyp, policia uli në 68 numrin e të vrarëve në ishull, ndërsa 8 është numri i të vdekurve nga shpërthimi i bombës në qendër të Oslos.
Sipas policisë, numri i viktimave, pa përfshirë të humburit, për të cilët vazhdojnë kërkimet, është 76. Fillimisht mediat e ndryshme norvegjeze dhe ndërkombëtare kishin raportuar 93 viktima në të dy atentatet në Norvegji.
Norvegji, Breivik ka patur bashkëpunëtorë
Gjatë seancës së sotme, Anders Behring Breivik deklaroi se ai ka patur bashkëpunëtorë në sulmet e dy ditëve më parë në Oslo.
Por, një zyrtar i lartë i gjykatës në Oslo, nuk pranoi të komentonte deklaratën e vrasësit norvegjez, ku ndër të tjera ai deklaroi se kishte edhe dy baza të tjera bashkëpunuese.
Gjykatësi Kim Heger më herët tha se i akuzuari, ka bërë disa deklarata sot që kërkojne hetime të mëtutjeshme, përfshire ketu edhe pohimin se organizata e tij ka edhe dy baza të tjera.
Seanca e sotme zgjati rreth 35 minuta.
Breivik ka pranuar kryerjen e sulmeve të së premtes në qendër të Oslos dhe sulmin me armë në ishullin Utoja, ku mbetën të vrarë 93 persona
Ai tha se sulmet e tij ishin një “sinjal“ për popullin norvegjez.
Gjykata vendosi që Breivik do të mbahet në paraburgim për 8 javë, ndërsa katër javët e para do të mbahet në izolim.
Breivik do të qëndrojë në izolim ku nuk do të marrë as letra si dhe nuk do të ketë vizitorë përveç avokatit të tij.
Ndërkohë, autoritetet do të vazhdojnë hetimet.
Breivik para gjykatës. Norvegjia,1 minutë heshtje
Një minutë heshtje në Norvegji për të nderuar më shumë se 90 persona që u vranë nga një shperthim i një bombe dhe të shtëna me armë.
Breivik, u ka thënë hetuesve se ai vetë kishte kryer sulmet dhe është raportuar të ketë lidhje të dikurshme ekstremiste dhe anti-islamike.
Geir Lipeshtad nuk ka dhënë detaje në lidhje me motivet e mundshme që mund ta kenë çuar Anders Bering Breivikun në shkaktimin e dhunës.
“Ai thotë se beson që veprimet ishin barbare, por në kokën e tij ato ishin të nevojshme”, tha Lipeshtad.
Breivik, 32 vjeç, u arrestua nga policia të premten, pasi dyshohet se ka qëlluar për vdekje të paktën 85 persona në një takim rinor të Partisë Laburiste në ishullin Utoja, si dhe për shpërthimin në ndërtesat e qeverisë në Oslo, ku humbën jetën 7 persona.
Breivik është përshkruar si fundamentalist i krishterë i krahut të djathtë, me pikëpamje anti-myslimane. Hetuesit janë duke hulumtuar nëse ai është autor i një dokumenti 1,500-faqesh që është postuar në internet, e që përshkruan planifikimin e sulmit.
© Panorama.al











