Nora me Robertin zgjedhin Dhërmiun

Sep 2, 2012 | 10:42

Këngëtarja e njohur e Kosovës, Nora Istrefi, fundjavën e kaluar është fotografuar nga paparaci ynë në plazhin e Dhërmiut. Ajo ka qenë e shoqëruar nga i fejuari i saj Roberti dhe nga një vajzë tjetër e panjohur. Ajo që na bëri përshtypje, ishte fakti se Roberti kishte bërë tatuazh në parakrah emrin e Norës. Ndërsa vite më parë, para se të lidhej me Norën, përflitej një tatuazh që kishte mbrapa në kurriz me germën A dhe thuhej se ia kishte kushtuar Adelina Ismajlit. Me sa duket, e paska ves të vjetër gdhendjen e emrave të femrave me të cilat rri në trupin e tij.

© Panorama.al

Te lidhura