Ajo është seksi, është e nxehtë gjithkund ku performon. Mundohet të tregohet shumë modeste, duke mbajtur relacione të mira me të gjithë kolegët, madje edhe me ata të cilët mundohen ta kritikojnë dhe sabotojnë, por Nora vazhdon me sukses të sjellë për publikun e saj këngë të reja dhe bashkëpunime. Lajmin për publikimin e këngës së re në duet me Mc Kreshën e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, gjatë një interviste dhënë në Kosovë. “Sapo e kemi përfunduar bashkëpunimin e këngës me Mc Kreshën. Këtë këngë e ka përfunduar Zzap dhe Chris, ndërsa për tekst kemi bashkëpunuar me Bim Bimmën. Kënga titullohet ‘As ni zo’, kurse për klip është përkujdesur ‘Entermedia’. Lançimi i këngës do të bëhet brenda kësaj jave dhe besojmë që do të pëlqehet”, ka theksuar Nora. Nuk është vetëm kjo këngë që do të lançojë këngëtarja, pasi disa javë më vonë ajo pritet të sjellë një tjetër këngë solo, kurse dueti me Kreshën pritet të jetë një boom i vërtetë, duke pasur parasysh se reperi është tepër i suksesshëm në karrierën muzikore këto dy vitet e fundit. “Pas bashkëpunimit me Mc Kreshën, jam duke punuar për këngën tjetër. Pra, ndërkohë që fansat dëgjojnë këngën time më të re, unë do të përgatis këngën tjetër, për të cilën jam duke punuar shumë. Jam duke punuar edhe me albumin, por njëherë-përnjëherë është herët të flas rreth tij”, ka pohuar Nora. Pas përfundimit të të gjitha angazhimeve muzikore, Nora ka thënë se do të gjejë ca kohë për pushime me të fejuarin e saj Robertin, edhe pse ende nuk kanë vendosur se ku do t’i kalojnë ato, por si vend i preferuar i çiftit mbetet qyteti turk Kemer, vend ku bëjnë pushime prej disa vitesh. Bashkë me këto plane të Norës, ju sjellim dhe një foto shumë të nxehtë të këngëtares, në të cilën shihet se sa kujdes bën Nora për linjat trupore. bl. re











