Është kthyer nga pushimet në Turqi, ku ka qenë bashkë me të fejuarin e saj Robertin dhe menjëherë është hedhur në punë për realizimin e klipit të ri, ku do të shfaqet me një stil shumë ekstravagant dhe seksi. Është hera e parë që Nora Istrefi do të shfaqet në një stil

që ndoshta fansat nuk do e kishin imagjinuar asnjëherë më parë, pasi po eksperimenton për herë të parë me look-un e saj. Ka rruajtur njërën pjesë të kokës për realizimin e klipit të ri, xhirimet e të cilit do të bëhen në Kosovë, ku përveç ngjyrës si çokollatë që ka marrë, ajo duket edhe shumë sensuale. Por edhe këtë radhë del se është kopje e një prej këngëtareve më të njohura amerikane, Cassie Ventura. Këtë herë ka zgjedhur të kopjojë një tjetër këngëtare, më pak e ekspozuar për publikun shqiptar, ndryshe nga kopjimet e shumta të cilat më herët ia ka bërë Rihanës dhe Beyonces. Ky projekt i Norës pa dyshim që do të dalë shumë interesant edhe për shkak të ndryshimit drastik të stilit të saj. Për të gjithë ata që nuk e njohin, Cassie Ventura është 25 vjeç, me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa me profesion është këngëtare, kërcimtare, modele dhe aktore. Në vitin 2006 bëhet e njohur në gjithë botën me hitin ‘’Me & U’’, ndërsa tani është inspirim edhe për këngëtaret tona.











