Noka, Gaiani: Rritje bashkëpunimit me Italinë

Jul 28, 2012 | 12:31

TIRANE- Forcimi i bashkepunimit mes vendit tone dhe Italise dhe arritjet e deritanishme ne luften e perbashket kunder krimit te organizuar dhe trafikut kane qene ne qender te takimit te sotem mes ministrit te Brendshem, Flamur Noka dhe ambasadorit te Italise ne Tirane, Massimo Gaiani.

Ministri vleresoi Italine si një vend lider në marrëdhëniet që Shqipëria ka me shtetet e tjera.

“Lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, gjurmimit dhe asgjesmit të grupeve kriminale, të cilat kanë përfunduar me rezultatet më të mira, janë tregues i qartë i frymës së bashkëpunimit dhe besmit të plotë reciprok”, tha ai.

Nga ana e tij, ambasadori shprehu vlerësimin e lartë për frymën e bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe besmit të plotë reciprok që ekziston jo vetëm mes dy ministrive respektive, por edhe në të gjitha strukturat në varësi të tyre.

 

© Panorama.al

Te lidhura