Noizy koncert në Prishtinë nën masa të rrepta sigurie, pas sherrit me Baba Stars

Jul 1, 2012 | 13:05

Javës që kaloi, në Prishtinë është mbajtur një koncert nga anëtarët e grupit OTR me në krye Noizy-n në Zipp Club. Këtë koncert dhe ftesë Noizy-t ia ka rregulluar reperi tjetër Gold Ag, me të cilin më herët ishin takuar në Tiranë dhe kishin rënë dakord. Pavarësisht komenteve nëpër rrjetet sociale, Gold Ag tregon se Noizy-n e ka pritur si mik dhe mes tyre nuk ka ekzistuar asnjë gjë e keqe. Menaxherët e koncertit kanë mbetur shumë të kënaqur me shitjen e biletave dhe interesimin e shumtë të fansave për të dëgjuar Noizy-n. Ndërsa reperi i njohur, veç këngëve dhe hiteve të tij, ka performuar edhe këngën e fundit, të cilën ia kishte dedikuar labelit Baba Stars. I shoqëruar gjatë gjithë kohës nga një sigurim special, që nga hyrja në Kosovë e deri në largimin e tij, ishte përfolur për një tjetër konflikt tjetër mes tij dhe Baba Stars. Më vonë kjo është përgënjeshtruar nga vetë Noizy, duke thënë se konflikt ka pasur vetëm në Zvicër dhe asgjë më shumë! Pasi ka performuar dissin e fundit, ai ka thënë se kjo këngë nuk është asgjë në krahasim me atë që Baba Stars i  kanë dedikuar atij, pra një album të plotë. Pas koncertit, Noizy ka filluar të ‘’çmendet’’ pas femrave në klub, ndërsa ne kemi siguruar edhe fotot ekskluzive nga kjo ngjarje, teksa disa femra ledhatohen me reperin duke iu ulur atij në prehër.

© Panorama.al

Te lidhura