Nobelisti Dr.Ferid Murati, vizitë në Shkup

May 31, 2012 | 10:11

SHKUP- Nobelisti shqiptar Dr. Ferid Murati ka mbërritur në Shkup, për të marrë pjesë në ceremoninë e shpalljes së tij qytetar nderi i komunës së Çairit dhe përurimin e një bulevardi me emrin e tij.

Në një njoftim të komunës së Çairit bëhet e ditur se nobelisti shqiptar me prejardhje nga Maqedonia në mesditë nga ana e kryetarit të kësaj komune, Izet Mexhiti do të shpallet qytetar nderi, ndërsa është parashikuar edhe një ceremoni me rastin e përurimit të bulevardit që do të mbajë emrin Dr. Ferid Murati.

Në kuadër të kësaj vizite është paraparë prezantimi i librit biografik me titull “Ferid Murati, krenaria ynë” si dhe një bashkëbisedim me adhuruesit e librit në Librarinë e Çarshisë në Shkup.  Nobelisti Murati do të vijojë axhendën e tij të takimeve të niveleve të larta institucionale dhe shkencore në Maqedoni. (INA)

© Panorama.al

Te lidhura