Kete vit jane nominuar 231 personalitete per çmimin Nobel për Paqe. Njoftimin e ka dhene Instituti me bazë në Norvegji, duke vecuar se mes te tjeresh, i nominuar eshte edhe ish presidenti amerikan Bill Klinton, kancelari gjerman Helmut Kol dhe Bredli Maning, ushtari amerikan që përballet më gjyqin ushtarak amerikan për shkak të dhënies së mijëra informacioneve të ndijshme të ushtrisë dhe mesazheve diplomatike në faqen e internetit Wikileaks.
Afati për dorëzimin e nominimeve për këtë vit ishte 1 shkurti. Vitin e kaluar, çmimin Nobel për paqe e fituan presidentja e Liberisë, Ellen Xhonson Sirlif, veprimtarja për paqe e lindur në Liberi, Lejman Bovi, dhe aktivistja për të drejtat e njeriut në Jemen, Tavakul Karman.











