“Njoftimi s’është konsultim!”- Mbyllja e komunave në veri të Kosovës, ambasada gjermane: Jo më kriza të panevojshme

Aug 30, 2024 | 23:02
SHPËRNDAJE

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, i është bashkuar reagimit të ambasadës amerikane për aksionin e sotëm në Veri, që ka rezultuar me mbylljen e disa komunave të shumicës serbe.

ghj-9-600x360

Në një reagim në “X”, ambasada e Gjermanisë shprehet se janë të zhgënjyer për veprimet e njëanshme dhe të pa koordinuara.

Ambasadori Rohde ka thënë se njoftimi s’është konsultim dhe sipas tij, kjo gjë e tillë duhet të ndryshojë.

Ai shkruan se s’ka nevojë për një tjetër situatë krize dhe ka përmendur edhe dëshirën për heqje të masave dhe lëvizje përpara drejt integrimit në BE të Kosovës.

“Njoftimi nuk është konsultim. Gjermania i bashkohet SHBA në shprehjen e shqetësimeve dhe zhgënjimit për veprimet e pakoordinuara. Kjo duhet të ndryshojë. Ne duam të heqim masat dhe të ecim përpara në lidhje me integrimin rajonal dhe evropian. Nuk duhet një krize të panevojshme”, thuhet në reagimin e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura