Një vit nga vrasja e Konomit, gjyqtarët: S’u bë asgjë

Sep 9, 2012 | 11:16

Gjyqtari i vrare: Skerdilajd Konomi

Më 9 shtator 2011, shpërthimi në makinë ekzekutoi Skerdilajd Konomin.

Unioni: Mosndëshkimi i autorëve e urdhëruesve, ogur i zi.

Në 1-vjetorin e vrasjes së ish-gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë e cilëson si ogur jo të mirë për drejtësinë dhe shoqërinë mosgjetjen e autorëve të atentatit. Gjyqtari Konomi u vra mëngjesin e 9 shtatorit 2011 pranë qendrës së Vlorës nga shpërthimi i telekomanduar i një sasie eksplozivi të montuar në automjetin me të cilin po lëvizte. Automjeti në fakt ishte makina e gruas së gjyqtarit, pasi Konomi kishte disa ditë që e përdorte këtë mjet për të lëvizur në Vlorë.  Në një reagim zyrtar të shpërndarë dje për median, Unioni u bën thirrje autoriteteve përgjegjëse të shtonin punën për zbulimin e autorëve të vrasjes, apo të urdhëruesve të saj. Sipas Unionit, me vrasjen e gjyqtari Konomi shoqëria mori një goditje domethënëse në jetën e saj të përditshme.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura