Një tjetër murale ‘stolis’ Tiranën, kryebashkiaku Erion Veliaj publikon pamjet

Sep 25, 2024 | 10:36
SHPËRNDAJE

Një astronaut, është muralja më e re e stolisur në fasadën e një pallati në kryeqytet si pjesë e projektit ‘Mural Fest’ në Tiranë.

astronaut

Pamjet e veprës së përfunduar i ka ndarë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në rrjete sociale.

“Një tjetër murale zbukuron Tiranën”, shkruan Veliaj krahas videos.

Në edicionin e gjashtë, 14 murale të reja janë pikturuar për publikun duke i dhënë qytetit më shumë kulturë, dritë dhe ngjyra në ambientet e ndërtesave ku po vendosen. ‘Mural Fest’ organizohet nga Dekor Tirana dhe është kuruar nga artisti i njohur Helidon Haliti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura