Një tjetër mit për Naomi Watts!

Feb 12, 2012 | 12:31

Pas Marlyn Monroe, aktorja do të interpretojë Lady Diana-n

Producentët kinematografikë tanimë e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Aktorja australiane me famë botërore, Naomi Watts, do të interpretojë si protagoniste në filmin që i dedikohet princeshës Lady Diana. Subjekti i filmit do të përshfaqë vetëm vitin e fundit të jetës së princeshës, deri në ditët përpara se të vdiste në një aksident automobilistik në Paris, në vitin 1997. Watts konfirmohet se është e para aktore, por, sipas parashikimeve, edhe e fundit që do të interpretojë në rolin e së ndjerës princeshë të Anglisë. “Kapje në fluturim” do të quhet prodhimi kinematogrik që do të mbajë firmën e prodhimit të një kompanie britanike “Ecoçse Films”. Për regjisorin gjerman të filmit, Oliver Hirschbiegel, botërisht i njohur për krijimin e tij kinematografik që korri jo pak sukses në Hollyëood, filmi që u dedikohet ditëve të fundit të jetës së Hitlerit, me titullin “Rënia”, “përzgjedhja e protagonistes që do të interpretojë Lady Diana-n duhet doemos të mëshirojë ngrohtësi, humanizëm dhe ndjeshmëri, cilësi të tilla që një ikonë si Diana i zotëronte mjeshtërisht. Ndaj, mendoj se me përzgjedhjen e Naomit kemi goditur në shenjë”, është shprehur regjisori. Kronologjia e ngjarjeve të filmit do të përkojë, sigurisht, me periudhat jetësore të Lady Diana-s, duke nisur me gjenezën e jetës normale dhe të lumtur, mandej si ajo u shndërrua në një ikonë të humanizmit kudo nëpër botë dhe, sigurisht, ngjarja dramatike që do të ndërpriste në mes jetën e princeshës së Anglisë: aksidenti fatal me Dodi al Fayed. Ndërsa vetë protagonistja e filmit, aktorja australiane, pas konfirmimit të rolit më të ri është shprehur për mediat se ndihet absolutisht e vlerësuar, për “fytyrën” e re që i është besuar në film. Kësisoj, pas interpretimit të disa kohëve më parë të figurës së Marlyn Monroe, aktorja e njohur vjen me një tjetër protagonizëm të sajën, nën petkun e Lady Diana-s.

© Panorama.al

Te lidhura