Një tërmet me magnitudë 7,6 ballë të shkallës Rihter ka goditur Filipinet, duke nxitur autoritetet të ndezin alarmin për një cunami të mundshëm. Alarmi u ndez për Indonezinë, Tajvanin dhe Japoninë, sipas Shërbimit Gjeofizik Amerikan (USGS). “Goditja ndodhi në det, në një thellësi prej 139 kilometrash, në Sulangan”, ka njoftuar agjencia. Por alarmi u hoq, pasi dallgët nuk rezultuan të ishin aq të fuqishme sa ishte parashikuar. Fillimisht u lajmërua se lëkundja ishte e shkallës 7.9 ballë, por më pas u konfirmua se fuqia e tërmetit ishte 7.6 ballë.











