Një Kryeministër i gjithanshëm

Aug 12, 2011 | 11:24

Politikanët shpesh bëjnë të pamundurën të bien në sy në prag të fushatave elektorale. Por, kur është fjala për kryeministrin rus, Vladimir Putin, nuk ka asgjë që ai nuk mund ta bëjë. Përpara zgjedhjeve ruse të vitit të ardhshëm, Kryeministri po bën më të mirën e tij për ta portretizuar veten si një njeri i veprimit, një njeri i shërbimit të fshehtë… madje edhe një njeri që i do zonjat në emër të bashkatdhetarëve të tij. “Daily Mail” shkruan se muajin e kaluar ai ka punësuar një grup vajzash të reja ruse të veshura në mënyrë të pamjaftueshme, për të krijuar një lavazh makinash të përkohshëm në “Sparrow Hills”, Moskë, në përpjekje për të “përfshirë” elektoratin. Putin, aktualisht kryeministër, pritet të kërkojë një mandat të tretë presidencial vitin e ardhshëm. Së fundmi, ai është zhytur në gjirin Taman me “Russian Atlantis”, duke nxjerrë nga deti amfora antike.

© Panorama.al

Te lidhura