Krimi në Mirditë, policia: Nipi vrau xhaxhanë

Aug 16, 2011 | 15:10

MIRDITE- Një i vrarë me armë zjarri në një fshat të Mirditës. Ngjarja ka ndodhur sot dhe autor i krimit sipas policisë është nipi i viktimës.Nga të dhënat policore mësohet se viktimë ka mbetur Agustin Tuçi, 39-vjeç, nga fshati Konaj i  komunës Fan të Mirditës.

Fillimisht përgjegjësinë për vrasjen e 39- vjeçarit e ka marrë vëllai t tij, Lek Tuci, t cili u arrestua nga policia sëbashku me djalin e tij, Fatmir Tuci, 25 vjeç. Burime të policisë bëjnë me dijë se pas hetimve, në armën me të cilën është kryer edhe vrasja janë gjetur gjurmë të gishtave të nipit dhe jo të vëllait të viktimës.

Nuk ka ende detaje për shkaqet e krimit, ndërkohë policia bën me dije se është duke hetuar për zbardhjen e shkaqeve të këtij krimi.

© Panorama.al

Te lidhura