Një film për nënën më të re në botë, ishte 5 vjeç

Jul 5, 2012 | 14:35

Ka mbetur një nga historitë më të mistershme edhe për mjekësinë dhe e vërteta e shtatzënisë së saj nuk dihet ende. Tani është rreth 80 vjeç, por vajza që ka hyrë në rekordet Guinness si nëna më e re në botë nuk ka pranuar kurrë të tregojë historinë e saj. Lina Medina nga Peruja përjetoi periodat e para në moshën 3-vjeçare, në moshën katërvjeçare iu rrit gjoksi dhe në moshën pesëvjeçare, kur e çuan për t’u vizituar për shkak të rritjes së çuditshme të barkut, mjeku tha se ishte shtatëmuajshe shtatzënë. Babai i saj u arrestua si i dyshuar për përdhunimin e vajzës, por ajo nuk ka komentuar kurrë mbi këtë. Fëmija që lindi, vdiq në moshën 40-vjeçare nga një sëmundje e palcës. Lina u martua dhe jeton me bashkëshortin dhe fëmijën e saj të dytë. Nuk ka pranuar të shesë historinë e jetës së saj, por hollivudianët nuk po durojnë më. Edhe pse ajo nuk pranon, e gjithë ngjarja së shpejti do të rrëfehet në një film pa emrat e vërtetë.

© Panorama.al

Te lidhura