51- vjeçari aksidentohet për vdekje nga kushëriri

Aug 25, 2011 | 20:35

TIRANE- Një 51- vjeçar aksidentohet për vdekje nga kushëriri i tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë- Durrës.

Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi, Pëllumb Çeka, 51 vjeç. Policia tha se Çeka është aksidentuar qëllimisht nga kushëriri i tij, Gazmend Çeka, 31 vjeç, tashmë i shpallur në kërkim nga policia.

Sipas policisë, dy kushërinjtë kishin patur më parë konflikte mes njëri- tjetrit, qe jane bere shkak dhe per aksidentin.

Në aksident mësohet se është përfshirë edhe një makinë tjetër, por që fatmirësisht nuk ka patur të plagosur apo dëme të mëdha materiale.

© Panorama.al

Te lidhura