
TIRANE- Mbledhja e sotme e Këshillit të Legjislacionit ka zgjatur vetëm pak minuta, ndërsa janë caktuar dy relatorët e çështjes. Pandeli Majko është propozuar nga PS-ja, ndërsa nga Partia Demokratike relatore do të jetë, Paulina Hoti.
Dita e premte u caktua gjithashtu nga Këshilli, si dita kur edhe do të mbahet seanca dëgjimore për propozimet për ndryshime kushtetuese nga opozita.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha se vec pjesëmarrjes së dy relatorëve, do të ftohen edhe ekspertë të huaj të fushës në fjalë.
Pavarësisht vendimit të marrë nga Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve pak ditë më parë, ku u kërkuan dy javë kohë për diskutimin e nismës së propozuar nga Partia Socialiste për ndryshimet kushtetuese, nëpërmjet një njoftimi për shtyp te dites se djeshme, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e ka përshpejtuar këtë proces.
Më 6 shtator, maxhoranca shtyu me dy javë diskutimin e nismës së propozuar nga Partia Socialiste për ndryshimet kushtetuese. Në mbledhjen e shkuar anëtarët e maxhorancës votuan propozimin për të marrë më shumë kohë që ta studiojnë nismën e PS-së.
Dje, në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike, kryeministri Sali Berisha, kërkoi që të afrohet data e shqyrtimit të ndryshimeve kushtetuese të kërkuara nga Partia Socialiste, për të cilat, tha ai, ne e kemi shprehur qëndrimin tonë.
Nderkohe, ne mbyllje te vizites se tij 5-ditore ne Tirane, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Riker tha se javet ne vazhdim jane kritike per te ardhmen e vendit, dhe se Shqiperia do te jete nen vezhgimin e vazhdueshem te Uashingtonit.
© Panorama.al











