
TIRANE- Partia Demokratike, nëpërmjet relatores, Paulina Hoti ka zbardhur të gjitha arsyet që sipas saj çojnë në rrëzimin e nismës së Partisë Socialiste, për ndryshimet kushtetuese.
Relatorja, Paulina Hoti ka propozuar që amandamendet e socialistëve duhen rrëzuar në Këshillin e Legjislacionit dhe në Komisionin e Ligjeve.
Cënon procedurat demokratike në Kuvend, ul legjitimitetin e rendit kushtetues, dobëson rolin e opozitës, krijon mundësi për pazare si dhe ofron bllokim institucional, janë disa nga arsyet e Partisë Demokratike.
Ne kryesine e Kuvenditeshte mbajtur sot seanca degjimore me grupet e interesit per paketen e propozimeve te PS-se per ndryshimet kushtetuese.
Ne fjalene tij, përfaqësuesi i Euralius ka vleresuar si shume te rendesishem heqjen e imunitetit, nderkohe qe ka sugjeruar qe kjo ceshtje të ndahet nga konfigurimi i sistemit gjyqësor.
“Diskutimet për reformën kushtetuese duhet të ndahet nga çështjet e tjera. Reforma në imunitet për nënpunësit shtetëror është një çështje që është diskutuar. Çështja e imuniteteve është një çështje që duhet të miratohet sa më shpejt që të jetë i mundur” tha ai.
Gjatë seances, nënkryetari i KLD-së Elvis Cefa, deklaroi se ndryshimet për anëtarët e KLD janë të panevojshme, pasi mund të ekzistojë mundësia e një bllokimi të anëtarëve të KLD-së nga politika.
Ne fjalen e tij, kreu i Komisionit te Ligjeve, Ilir Rusmali ka theksuar se pjese shume e rendesishme eshte mendimi qe do te merret nga ekspertet konstitucionaliste.
“Duhet te kalojme ne pjesen me te rendesishem ne ate te kontributeve nga ekspertet konstitucinaliste. Propozoj ta shtyjme mbledhen ne oren 11.30 kur eshte edhe orari i prezantimit te tyre”- tha kreu i Komisionit te Ligjeve, Ilir Rusmali.
Me heret, Keshilli i Legjislacionit e ka nisur mbledhjen me konfirmimin e pranise se te ftuarve, duke konstatuar se ka mungese nga ana e Prokurorise se Pergjithshme.
© Panorama.al











