Nishani: Kosova, kryefjalë gjatë mandatit tim

Aug 30, 2012 | 14:40
Presidenti Bujar Nishani

PRISHTINE- Presidenti i Shqiperise, Bujar Nishani, duke folur para deputeteve te parlamentit te Kosoves ka premtuar se gjate mandatit te tij, Kosova do te jete kryefjala e aktiviteteve.

Ai ka shprehur kënaqësinë që vizitën e tij të parë në krye të shtetit shqiptar e zhvillon në Kosovë.

“Angazhohem para jush dhe popullit të Kosovës se gjatë mandatin tim, Kosova do jetë kryefjala e aktivitet tim, për njohjen e saj, si dhe mbështetja e saj për nismat rajonale dhe rrugën e integrimit euroatlantik. Mbetem i bindur se ju do gjeni kurajën për tu ngritur mbi motvitet politike për të gjetur zgjidhje për cështje të Kosvoës”, tha Nishani.

Ai perseriti qëndrimin e Shqipërisë per ceshtjen e kufijve te Kosoves, si nje ceshtje e mbyllur dhe e padiskutueshme.
“Mbështesim bisedimet teknike Kosovë-Serbi dhe vijat e kuqe të shtetit të Kosovës, marrëveshjet duhet të arrihen sa më shpejt që të sigurojmë pjesëmarrjen e Kosovës në cështjet rajonale. Shpreh qëndrimin e Shqipërisë se cështja e kufijve është e mbyllur, ne njohim kufijtë e Kosovës”,- u shpreh Nishani.

 

Nishani-Jahjaga: Dy vendet, sfida të përbashkëta

Presidenti i Shqiperise, Bujar Nishani dhe ajo e Kosoves, Atifete Jahjaga kane theksuar angazhimin e plote per thellim te metejshem te bashkepunimit ne te gjitha fushat. Ne nje konference te perbashket per mediat, ata kane vleresuar se dy vendet kane perpara sfida te perbashketa, duke u ndalur ne rrugen drejt integrimit ne familjen evropiane.

Nishani ka deklaruar se Kosova e pavarur eshte tashme nje realitet i pamohueshem, duke nenvizuar perparimin e madh qe eshte bere se fundi.

Kreu i shtetit  shoqerohet nga nje delegacion i gjere, perbere nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Edith Harxhi, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatos Hoxha dhe Presidenti i Unionit të Dhomave të Tregtisë, Ilir Zhilla.

Nishani takime do te kete me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili do të pasohet nga një seancë solemne e Kuvendit të Kosovës për nder të presidentit shqiptar si dhe do të takohet edhe me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Me tej, Nishani pritet të zhvillojë takime të veçanta edhe me Kryetarin e Komunës së Prishtinës dhe njëkohësisht Kreun e LDK-së, Isa Mustafa, me Zëvendëskryeminstrin dhe Kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli, me Zëvendëskryetarin e AAK-së, Blerim Shala, me drejtuesin e Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti dhe me autoritete të tjera vendore në Kosovë, si dhe me Zëvendëskryeministrin, Sllobodan Petroviç.

Kryetari i Shtetit shqiptar do të zhvillojë homazhe në vendprehjen e Presidentit Rugova dhe në varrin e Adem Jasharit, të cilat do të pasohen nga vizita e Presidentit Nishani në familjet respektive të këtyre figurave të shquara historike të Kosovës. Kreu i Shtetit do të vizitojë dhe familjen martire të Haradinajve në Gllogjan, si dhe do të ndalet për të vizituar muzeun e Lidhjes historike të Prizrenit, Kishën Katolike të Binçës, Manastirin e Deçanit dhe Xhaminë e Sinan Pashës. Një etapë e veçantë e kësaj vizite do të jetë edhe fjala që Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të mbajë në Universitetin AAB, në prani të shumë përfaqësuesve nga bota akademike, të shoqërisë civile kosovare, intelektualë, pedagogë dhe studentë.

© Panorama.al

Te lidhura