Nishani në SHBA për shtatoren e “Nënë Terezës”

Sep 9, 2012 | 13:40

CLEVELAND- OHAIO- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani pritet të jetë në Shtetet e bashkuara të Amerikës më 22 shtator. Vizita e tij vjen në kuadër të zbulimit të shtatores së Nënë Terezës në pakurn më të madh të te qytetit Cleveland – Ohaio

Kështu, që nga 22 shtatori shqiptaro- amerikanet do te kene pjesen e tyre ne parkun “Rockfeller”, parkun me te njohur te qytetit Cleveland – Ohaio, ku në qendër të tij do të ngrihet statuja e bamirëses, Nënë Tereza.

Ceremonia do të nisë rreth orës 04:30 me orën lokale me muzikë live të interpretuar nga një treshe muzkinatësh shqiptarë.

Kryebashkiaku i Cleveland, Frank Jockson dhe anetarja e Keshillit Bashkia, Dona Brady

Përurimi i këtij parku kulturor për shqiptarët vjen në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes  së Pavarësisë së Shqipërisë. Në ceremoni do të marrin pjesë, përpos Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, edhe ambasadori shqiptar në SHBA, Gilbert Galanxhi dhe kryebashkiaku i Cleveland, Frank Jockson.  Dona Brady, anetare e Keshillit Bashkiak te qytetit Cleveland është njëra prej iniciatorëve dhe ajo e cila do të kujdeset në detaje për ceremoninë.

Kërkesa për vendosjen e statujës së Nenë Terezës në “Rockfeller Park” është bërë nga komuniteti shqiptaro-amerikan që në vitin 2009.

© Panorama.al

Te lidhura