TIRANE- Vetem pak caste pasi Kuvendi miratoi ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, Presidenti i zgjedhur, Bujar Nishani duke pershendetur votimin e ka vleresuar ate si tregues te pjekurise politike.
Permes nje deklarate per mediat, Nishani ka theksuar se votimi i reformes zgjedhore eshte produkt i frymës së bashkëpunimit konsensual parlamentar.
“Votimi konsensual i kodit është një garanci e shtuar në shërbim të një prej proceseve themelore të demokracisë funksionale, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”- thuhet ne deklarate.
Nishani ka shprehur besimin se pas kesaj do te vijohet me konsensus bashkepunimi mes paleve edhe në çështje të tjera të rëndësishme të reformave të kërkuara.
© Panorama.al











