
UPDATE – 19: 03 | Me 73 vota pro, 1 kundër dhe 2 të pavlefshme, kandidati i maxhorancës, Bujar Nishani është zgjedhur Presidenti i ri i Republikës.
Bujar Nishani ka mundur të marrë 71 votat e nevojshme për tu zgjedhur Presidenti i Ri i Republikës së Shqipërisë, duke pasuar ne kete post, Bamir Topin, mandati i të cilit përfundon në korrik. Nishani është presidenti i 6-te i Republikës së Shqipërisë. Ky ishte raundi i katert i votimit ne Kuvendin e Shqiperise, pas tre raundeve te deshtuara, ku palet politike nuk munden te gjejne konsensus.
Votimi në Kuvend minutë pas minute
18: 46 | Mbyllet votimi i raundit të katërt për Presidentin e ri të Shqipërisë. Deputetet e opozitës nuk kanë marrë pjesë në votim. Nderkohe, ka nisur numërimi i votave.
18: 23 | Në Kuvendin e Shqipërisë vazhdon votimi në raundin e katër për Presidentin e Shqipërisë. Votohet për kandidatin e propozuar nga maxhoranca, ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani. Deri në këto momente asnjë deputet i opozitës nuk ka marrë pjesë në votim, ndërsa kanë marrë pjesë në votim, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe ish deputeti i PS-së, Kastriot Islami. Po ashtu ne votim ka marre pjese edhe, Gazmend Oketa, i larguar nga PD, dhe thmelues i partise, FRD-se. Mesohet gjithahstu se deputeti Dritan Prifti nuk do te marre pjese ne votim.
17:51 | Ne Kuvendin e Shqipërisë ka nisur votimi per Presidentin e ri te Republikes. Deputeti i pare qe ka votuar ka qene, deputeti i PD-se, Enkelejd Alibeaj. Ne Kuvend votohet per kandidatin e paraqitur nga maxhoranca, Bujar Nishani.
Opozita eshte prezente ne salle, ndersa nuk po merr pjese ne votim.
17:43 | Ka nisur seanca plenare ku pritet te nise votimi per Preisdentin e ri te Republikes se Shqiperise, ku kandidat i propozuar nga maxhoranca eshte, ministri i Brendshem, Bujar Nishani.
Sekretariati për votimet përbëhet nga Viktor Gumi, Arenca Troshani dhe Armando Subashi.
17: 21 | Komisioni i Ligjeve ka kaluar vetëm me votat e maxhorancës raportin për Bujar Nishanin, te propozuarin e maxhorancës për postin e Presidentit të Republikës. Opozita ka votuar kundër në mbledhje, ndërsa ka kërkuar informacion lidhur me faktin se përse Nishani edne nuk ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm. Deputete e Kuvendit te Shqiperise kane nisur te hyjne ne sallen e Kuvendit ku pritet te nise seanca plenare ku do te votohet per Presidentin e ri te Republikes.
26 firmat për Bujar Nishanin
Florian Mima
Mark Marku
Ilir Meta
Aurel Bylykbashi
Rajmonda Bulku
Luçiano Boçi
Genc Strazimiri
Sherefedin Shehu
Genc Ruli
Arenca Trashani
Astrit Bushati
Shpëtim Idrizi
Fatmir Mediu
Mehmet Xheka
Ardian Turku
Sokol Olldashi
Flamur Noka
Selami Xhepa
Ndriçim Babasi
Sybi Hida
Kreshnik Çipi
Dashnor Sula
Dashamir Tahiri
Vangjel Tavo
Ylli Lama
17: 02 | Deputetët e maxhorancës kanë konfirmuar se janë mbledhur të gjitha firmat e nevojshme, rreth 26, për kandidaturën e ministrit, Bujar Nishani. Tashmë është mbledhur edhe Komisioni i Ligjeve ku po shqyrtohen firmat dhe nëse Bujar Nishani i plotëson kriteret për President, per te kaluar me pas ne votim ne seance plenare.
15:57 | Pak para nisjes së seancës plenare, Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentarë ku pritet të merren edhe firmat që do të zyrtarizojnë ministrin, Bujar Nishani si kandidat për President të Republikës.
Komisioni i ligjeve, pritet te hartoje raportin per t’ia prezantuar Kuvendit lidhur me zyrtarizimin e kandidatures se Nishanit.
Emri i Nishani u propozua nga maxhoranca menjëherë pas tërheqjes nga gara e analistit, Artan Hoxha. Emri i Nishani ishte një nga emrat e propozuar në tryezën e negociatave mes maxhorancës dhe Partisë Socialiste, e cila përfundoi pa konsensus. Ndërkaq, kreu i PS-së, Edi Rama ka kundërshtuar emrin e Bujar Nishanit si kandidat për President. Seanca plenare pritet të nisë në orën 17:00, ku do të konsumohet edhe raundi i katër për votimin e Presidentit të Republikës.
© Panorama.al











