TIRANE- Vonesat ne pikat e kalimit kufitar me Greqine dhe ndalimi i disa qytetareve shqiptare per te hyre ne token helene me pasoje demtimin e dokumenteve. Keto dy shqetesime ka ngritur ministri i Brendshem, Bujar Nishani në takimin e zhvilluar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë greke, Eleftherios Ikonomu. Takim, qe u zhvillua mesditen e sotme, pak ore pas atij mes drejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit, Hysni Burgja me homologun grek.
Per keto raste, Ikonomu deklaroi se shume shpejt do te ngrihet nje grup i përbashkët pune për të marrë masat e nevojshme që të mos përsëritet më dukuria e vonesave të pajustifikuara për qytetarët shqiptarë në pikat greke të kalimit kufitar.
Ikonomu e cilësoi ndërkohë të papranueshme një sjellje të atillë siç është dëmtimi i pasaportave të udhëtimit, dhe kërkoi nga policia shqiptare të informojë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Greqisë, e cila do të marrë masat e duhura për çdo rast të një sjelljeje të tillë nga ana e policëve grekë.
Ministri Nishani mes te tjerash vleresoi bashkepunimin dypalesh, duke shtuar se rezultatet e tij jane te dukshme ne luften ndaj krimit ndërkufitar, të trafikut të narkotikëve, trafikut të qenieve njerëzore, trafikut të mjeteve motorike, të goditjes së krimeve kompjuterike apo të goditjes së aseteve kriminale.
© Panorama.al











