Nishani: Angazhim maksimal kundër zjarreve

Aug 11, 2011 | 13:49
Gjate mbledhjes se sotme

TIRANE- Ministri i Brendshëm Bujar Nishani apeloi sot drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe të Emergjencave Civile në qendër dhe në qarqe për një angazhim maksimal në parandalimin dhe ndërhyrjen e menjëhershme në rastet e rënies së zjarreve.

Në një mbledhje të posaçme me drejtuesit e strukturave policore dhe të emergjencave civile në vend, Nishani kërkoi forcimin e gatishmërisë për të parandaluar në kohë rënien e zjarreve dhe angazhim të plotë për të ndërhyrë me efikasitet dhe për të shmangur sa më shumë dëmet nga rënia e zjarreve.

Një apel të veçantë ministri Nishani u drejtoi strukturave hetimore të Policisë së Shtetit, nga të cilët kërkoi zbulimin dhe dërgimin për ndjekje penale të gjithë personat përgjegjës për rënien e zjarreve.

Nishani vlerësoi punën e deritanishme të strukturave të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

© Panorama.al

Te lidhura