Dekretet e Presidentit, votohet Fatmir Hoxha

Jun 23, 2011 | 13:00

TIRANE- Me 72 vota pro, nga 72 deputetë të pranishëm, Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot dekretin e Presidentit për emërimin në Gjykatën Kushtetuese të gjyqtarit  Fatmir Hoxha. Edhe në seancen e sotme nuk ishte e pranishme opozita. Votimi për Fatmir Hoxhën ishte shtyrë për në seancën e sotme, pas miratimit në seancën e një jave më parë të Edmond Islamaj dhe Shkëlzen Selimi, po me 72 vota pro. Po një javë më parë Kuvendi ka rrëzuar kandidaturën e gjyqtares Manjola Bejleri, e cila mori 64 vota kundër, 4 vota pro, 4 vota abstenim.

Kuvendi votoi sot edhe për kreun e Bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë  (ERE). Nga dy kandidatura, Kuvendi votoi me 72 vota pro kandidatin, Sokol Ramadani si kreun e ri të ERE, duke eleminuar kandidatin tjetër,  Adriatik Bego.

Seance e ardhshme do të mbahet të marten në orën 10:00, dhe jo të enjten si zakonisht. Njoftimi u bë ne fund te seances  nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura