Nis samiti i NATO-s në Çikago, Berisha takon Obamën e Rasmussen

May 21, 2012 | 13:24
Berisha, dje me Obamën dhe Ramusen

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pjesëmarrës në Samitin e NATO-s të zhvilluar na Çikago, Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar dje një takim me Presidentin e Amerikës Barak Obama dhe sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Andërs Fogh Rasmussen. Takimi i Kryeministrit me Presidentin Obama dhe me sekretarin Rasmussen është zhvilluar gjatë hapjes së sesionit të mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut. Fotografitë e takimit janë shpërndarë nga stafi i Këshillit të Ministrave. “N¸ foto, Kryeministri Berisha gjat¸ pritjes zyrtare të kryetarëve t¸ shteteve dhe qeverive, n¸ “McCormick Place”, nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen dhe Presidenti i SHBA-ve Barak Obama. Pas këtij takimi, Kryeministri Berisha mori pjesë n¸ sesionin e hapjes së mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC). Para nisjes së tij, u përkujtuan me një minutë heshtje ushtarakët e NATO-s të rënë në krye të detyrës, gjatë operacioneve të Aleancës. Mbledhja e NAC u hap me fjalën e sekretarit t¸ Përgjithshëm t¸ NATO-s, Rasmussen dhe fjal¸n p¸rsh¸ndet¸se t¸ Presidentit Obama”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Ministrave. Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Berisha dhe n¸ përbërje të tij janë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Udhëheqësit e NATO-s do të diskutojnë në Çikago për masat që duhet të marrin në të ardhmen, që Aleanca të vazhdojë të zhvillohet dhe ruajë aftësitë ushtarake të nevojshme për të përmbushur misionet e saj. Këto aftësi përfshijnë infrastrukturën, fuqinë ushtarake, mbështetjen logjistike, si dhe aftësitë e zbulimit.

© Panorama.al

Te lidhura