Java e investimeve, Basha pret biznesmenët kinezë

May 8, 2012 | 21:10
Kryebashkiaku Basha me investitoret kineze

TIRANE- Java e investimeve te huaja dhe projekteve strategjike per Tiranen nis me binzesmenet kineze. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha priti sot në një takim, një delegacion me drejtues vendorë dhe biznesmenë nga Bashkia e Nanjingit,  të kryesuar nga Nënkryetari i Bashkisë Li Fuquan.

Në përbërje të delegacionit janë drejtues të 67 sipërmarrjeve, ndër 500 më të rëndësishmet në Kinë dhe 100 biznesmenë të cilët kanë zgjedhur Tiranën, si destinacionin e parë të tyre në Europë.

Ata do të jenë pjesë e panairit të teknologjisë dhe investimeve që nis nesër në Tiranë.

“Panairi që nis nesër me pjesëmarrjen e këtij delegacioni të madh të industrialistëve kinezë dhe partnerëve të tyre shqiptarë është hapja e një kapitulli të ri, për kontributin e kapitalit kinez në rritjen ekonomike të Tiranës, në investimet në Tiranë, që përkthehen në hapjen e më shumë vendeve pune për qytetarët e Tiranës dhe në veçanti për rininë e Tiranës” – tha Basha.

Duke njohur te ftuarit me projektete, Basha ka deklaruar investitoret kineze jane te mirepritur te behen të bëhen pjesë  e zhvillimit të Tiranës.

Sipas Bashes, sot fillon një javë shumë e rëndësishme për Tiranën, e cila do të ketë në qendër investimet e huaja dhe projektet strategjike të qytetit tonë.

Ai ka bere me dije se këta “lojtarë” të rëndësishëm të kapitalit botëror i sjell ne Tirane një partneritet i hapur dhe i sinqertë, i farkëtuar në bashkëpunim me autoritetet kineze dhe që ka në qendër zhvillimet e reja në Tiranë, bulevardin e ri, rehabilitimin e lumit të Tiranës, projektet e infrastrukturës dhe gjithë impaktin që kjo do të sjellë për investimet private, në veçanti në fushën e prodhimit, por po kështu në fushat e ndërtimit, shërbimeve dhe infrastrukturës.

“Investimet e huaja kërkojnë një ambient të përshtatshëm dhe Tirana ia ka arritur të bëjë pikërisht këtë, të krijojë një ambient miqësor për biznesin, të krijojë një ambient miqësor për investitorët dhe një plan të mirë të investimeve dhe të projekteve strategjike. Kjo është arsyeja se pse ky delegacion ndodhet sot në Tiranë” – tha ai.

Nënkryetari i Bashkisë së Nanjingit shprehu bindjen se investitorët kinezë do të përzgjedhin Tiranën, për të shtrirë aktivitetin e tyre, sikundër vlerësoi lehtësirat për biznesin dhe vizionin e projektet e  Bashes, për zhvillimin e Tiranës.

© Panorama.al

Te lidhura