Nikolic: S’i njoh rezultatet e zgjedhjeve, protesta!

May 12, 2012 | 14:49

Lideri i Partisë Progresive Serbe opozitare, Timosllav Nikolic ka deklaruar sot se nuk i pranon rezultatet e zgjedhjeve në Serbi dhe se prej nesër do të fillojnë “protesta të qeta, demokratike, jo të dhunshme në mbarë Serbinë”.

Deklarata u be per gazetaret pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Progresive Serbe. Ai the prere se  kjo parti nuk i pranon rezultatet e zgjedhjeve të 6 majit, të cilat i ka publikuar Komisioni Zgjedhor Republikan.

“Vendimi për protesta në Beograd dhe ai për mospjesëmarrjen në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 20 maj, do të merret nesër”, ka thënë Nikolic.

© Panorama.al

Te lidhura