Pas humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale, presidenti në ikje i Francës Nikola Sarkozi ka deklaruar tërheqjen përfundimtare nga politika.
Siç raportojnë mediat franceze, Nikola Sarkozy ka patur një takim me komitetin drejtues të fushatës së tij, duke përfshirë kryeministrin François Fillon, Jean – François Cope, ministra, bashkëpunëtorë dhe ndihmës të tij. Takimi i Presidentit në ikje me stafin e tij ka zgjatur rreth 1 orë.
I lodhur, me një çehre gri, megjithatë Sarkozi ka bërë një dalje të qetë dhe të përmbajtur pas mbledhjes, raportojnë mediat franceze.
Ai ka konfirmuar për gazetarët se do të tërhiqet nga politika: “një faqe është kthyer për mua”, tha ai, duke shtuar se, “nuk do të jem një kandidat në zgjedhjet e ardhshme legjislative.”
Menjehere pas daljes se rezultateve paraprake Sarkozi pranoj humbjen ndersa nder te tjera tha edhe keto fjale;
“Franca ka sot një president të ri, dhe bëri zgjedhjen e saj republikane. Franca ka president Fransua Hollande. Kam dashur që institucioni që unë drejtoj të jetë i nderuar. Sapo kam folur në telefon me Hollande dhe dua ti uroj fat. Uroj me zemër që Franca të arrij ti kalojë të gjitha provat e rëndësishme me të cilat do përballet vendi ynë. Ne duhet të mendojmë sot ekskluzivisht për madhëshinë e Francës. Mbaj mbi vete përgjegjësinë e humbjes”,- deklaroi Sarkozi.
© Panorama.al











