Pas skandali që përfshiu familjen e aktorit Arnold Schvarzeneger, ku u zbulua tradhëtia ndaj gruas së tij dhe një fëmijë që prej 10 vitesh e mbante sekret, duket se të gjithë kanë diçka për të zbuluar për të famshmin “Terminator”.
Kjo është hera e Brigite Nielsen, aktores e cila në autobiografinë e saj me titull, “Yo Only Get One Life”, që ka dalë muajin e kaluar në Britaninë e Madhe, tregon për marrëdhënien e saj intime me Schvarzeneger.
Gjatë një interviste për Daily Mail, aktorja ka zbuluar se gjatë xhirimeve të filmit “YADO”, në vitin 1985 Scharzeneger nuk kishte nje marredhënie të mirë vetëm ne grup por edhe në ato me përonale. “Ne kemi kërkuar që të provonim çdo gjë”- i tha ajo tabloidit britanik.
Pas kësaj ne nuk i kemi dhënë njëri-tjtrit asgje, nuk kishim detyrime, dhe nuk bëmë premtime.
Nilesen, ka theksuar se për të kjo kohe, kur ajo ishte vetëm 21 vjeç, ka qenë fantastike.
Atë kohë, Schvarzeneger kishte një marrëdhëni të qëndrueshme me Maria Shriver me të cilën ende nuk ishte martuar.
Ata u martuan vetëm një vit pas xhirimit të filmit, në vitin 1985. Shriver u nda nga Schvarzeneger pas zbulimit të fëmijës së tij sekret.
© Panorama.al











