Ngujohet familja e gruas së masakruar nga bashkëshorti

Sep 20, 2012 | 15:03

Eriselda Elmazi, gruaja e masakruar nga i shoqi

KORÇE/ Tezja e gjyshja: Autori i dhunshëm, kemi frikë për fëmijët.

Ngjarja tronditëse në Korçë, ku një 26-vjeçare u masakrua dhe u hodh në kosh mbeturinash nga i shoqi, përveçse i rrezikon jetën të dëmtuarës, po mban të ngujuar edhe familjarët e saj. Fëmijët, por edhe të afërmit e Eriselda Elmazit nuk e kapërcejnë pragun e oborrit nga frika se mund të bien pre e sulmit të Romeo Babanit. Tri ditë pas ngjarjes, policia ende nuk ka mundur ta prangosë 28-vjeçarin. Meriban Muçollari, tezja e Eriseldës e sapokthyer nga Spitali Ushtarak, mes lotëve rrëfeu dje se mjekët nuk kanë dhënë shpresa për të. Ajo pohoi se po jetojnë me terrorin se autori mund të dhunojë sërish dhe të kërcënojë madje fëmijët e tij.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura