Ngjela: Topi të shkarkojë gjyqtarët

Feb 24, 2012 | 11:35

Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, duke iu referuar vendimit më të fundit të Gjykatës së Apelit për të lënë në arrest me burg ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendi, i bën thirrje Presidentit Topi të reagojë. Sipas tij, Presidenti duhet të shkarkojë gjyqtarët e korruptuar që Shqipëria të mos përfundojë si Lindja e Mesme. “Nëse gjyqtarët janë të trembur apo të korruptuar, zoti President, ja cili është roli yt, t’u heqësh frikën gjyqtarëve të trembur dhe të fillosh procedurat e shkarkimit për gjyqtarët e korruptuar. Nëse nuk do të kemi një gjykatë të pavarur, të drejtë për të dhënë drejtësi, Shqipëria e nisur për në Europën Perëndimore do të përfundojë në Lindjen e Mesme.

© Panorama.al

Te lidhura