Ngjela: Berisha prishi kontratën 6-miliardëshe për gazin me Gjermaninë

Feb 16, 2012 | 11:17
Spartak Ngjela

Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, pjesëtar i koalicionit opozitar, akuzoi Kryeministrin Berisha se ka prishur një kontratë shumë fitimprurëse me shtetin gjerman për gazin e lëngshëm. Sipas tij, skandali do të bëhet publik në ditët në vijim nga opozita e bashkuar. “Kryeministri aktual i ka sjellë një dëm vrastar ekonomisë shqiptare, kur ka gënjyer partnerin e Shqipërisë, Gjermaninë, në lidhje me investimin prej 6 miliardë eurosh për ndërtimin e impiantit të gazit të lëngshëm. Dëmi përllogaritet aq i madh, sa shumë shpejt do ia bëjmë të ditur opinionit publik këtë turp të përsëritur të Kryeministrit që shokët e tij shkon dhe i gjen në Azerbajxhan. Kryeministri shkon në Azerbajxhan për të takuar Ilham Aliev, nipin e ish-shefit të KGB-së ruse, për të cilin sipas ËikiLeaks, ambasadori amerikan është shprehur se Aliev është si Korleone, i cili ka thënë se “Nuk duhet t’i vrasësh të gjithë, por vetëm armiqtë”. Aktualisht ka vjedhur 80 për qind të votave dhe masakron vazhdimisht opozitën. Këto janë miqësitë e reja që kërkon të krijojë Kryeministri Sali Berisha”, tha Ngjela. Duke folur për situatën e rënduar atmosferike me reshje të shumta dëbore dhe bllokime, Ngjela akuzoi sërish Kryeministrin Berisha. Deklaratat e Kryeministrit Sali Berisha për situatën e rënduar nga reshjet e dëborës, ai i ka krahasuar me retorika boshe, njësoj si në kohën e Enver Hoxhës.

© Panorama.al

Te lidhura