Analiza e Bankës së Shqipërisë: Financimi i bizneseve, sa 40.8 % e GDP, asnjë ndryshim me një vit më parë.
Individët pa kredi, sipërmarrësit po shtyjnë nisjen e investimeve.
Bankat kanë dhënë kredi sa në vitin 2011. Edhe pse raportohet rritje në sasi, vlera e kredive të dhëna në raport me GDP është e njëjtë me atë të vitit të kaluar. E thënë ndryshe, duket se financimi i bizneseve dhe ekonomisë nga bankat nuk ka ndikuar në rritjen ekonomike të vendit, por vetëm sa e ka barazuar atë me një vit më parë. Ngërçi i kredive, në këtë mënyrë, po kthehet, ashtu sikundër lajmëronin analistët e ekonomisë, në frenim të rritjes ekonomike. Statistikat e Bankës së Shqipërisë dhe analiza e fundit për ndërmjetësimin financiar e tregon me shifra këtë situatë “frike” të bankave dhe ngërçi të biznesit dhe zhvillimit ekonomik.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











