Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruan festën e Pashkëve për të gjithë besimtarët katolike, duke uruar mbarësi, paqe, begati e lumturi.
“Ngjallja e Krishtit është forcë dhe kurajë në momentet më të vështira”, shkruan Meta, duke cituar Papa Françeskun.
“Në vigjilje të Pashkës së Madhe u përcjell besimtarëve të krishterë katolikë dhe ungjillorë urimin e përzemërt për sa më shumë mbarësi, paqe, begati dhe lumturi!
Drita e Krishtit të ndriçojë përherë zemrën dhe familjet Tuaja!
Siç na porosit edhe Papa Françesku: “Ngjallja e Krishtit është forcë dhe kurajo në momentet më të vështira”.
NGA MOT GËZUAR PASHKËN!”, thuhet në urimin e kreut të PL.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al