Përfaqësimi konsullor, nënshkruhet marrëveshja

Jan 13, 2012 | 16:40

TIRANE- Shqipëria do të përfaqësojë qytetarët e Kosovës në vendet ku kjo e fundit nuk ka konsullatë, dhe anasjelltas. Marrëveshja është nënshkruar sot në Tiranë, nga dy ministrat e Jashtëm, i Shqipërisë Edmond Haxhinasto dhe ai kosovar, Enver Hoxhaj.

“Marrëveshja e sotme kishte të bënte më vendosjen e shërbimit konsullor të Republikës së Shqipërisë në funksion të shërbimeve konsullore edhe për Republikën e Kosovës , një model i cili po bëhet me shumë shtete të botës, do ta përdorim edhe neve me sukses, me qëllim që t’u shkojmë sa më pranë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë sigurisht  në ato vende ku Kosova ka përfaqësitë e saj diplomatike.”- tha në konferencën e përbashkët për shtyp ministri Haxhinasto.

Përpos diskutimeve për tema të tjera, të dy ministrat kanë rënë dakord të mblidhet sa më shpejt Komisioni Ekonomik i Përbashkët për integrimin e tregut të dy vendeve tona, si një treg i hapur dhe për integrimin e vendeve të tjera të rajonit.

Haxhinasto ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë për dialogun Kosovë-Serbi,  si dhe vlerësoi se Plani i Ahtisarit  është zgjidhja e vetme për problemet në këtë pjesë të vendit dhe integrimin e komunitetit serb të Kosovës.

© Panorama.al

Te lidhura