Nëna e të arratisurit: S’duhet t’i jepnin leje, im bir e ka vendin në burg për ç’ka bërë

Aug 24, 2012 | 11:14

Leme Dervishi, nëna e Astrit Dervishit (djathtas), duke treguar për “Panorama” mëkatet e të birit, i arratisur nga Burgu 325

Nëna e të arratisurit: Ta kapin, na ka futur në sherr me fshatin.

“Ka vjedhur e ka përdhunuar, më ka rrahur edhe mua”

Leme Dervishi: Im bir e ka vendin në burg, nuk duhej ta lejonin të dilte nga qelia.

Leme Dervishi, nëna e 24-vjeçarit që theu lejen e burgut dy ditë më parë duke u arratisur, uron që djali i saj të arrestohet sa më shpejt. Sipas saj, Astrit Dervishi mund të bëjë gjithçka dhe mezi e ka pritur këtë leje që të arratisej. Për këtë arsye, ajo i bën thirrje Policisë që ta gjejë dhe ta arrestojë. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Leme Dervishi tregon të gjitha “bëmat” e djalit të saj, ngjarje që ajo i quan poshtërsi dhe që i kanë kthyer kundër familjes së saj të gjithë banorët e fshatit. Nëna e Astrit Dervishit shprehet se ka kërkuar edhe vetë për të gjetur të birin dhe në rast se do e gjente, do ia dorëzonte vetë Policisë. Ajo orienton disi forcat e rendit, duke u shprehur se i biri mund të jetë strehuar te një vajzë në Kamzë, të cilën ai e kishte të dashur që para se të arrestohej.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura